VIDEO/ Hesht “San Siro”, Mancini tund rrjetën e “Djajve”

schedule21:20 - 11 Prill, 2024

schedule 21:20 - 11 Prill, 2024

Nuk mund të kishte nisje më të keqe të ndeshjes, me “Djajtë” e Milan, që kanë pësuar të parët, në “mitikun” e “San Siro”, ndaj “Verdhekuqve”, të Roma-s, në sfidën e xhiros së parë, të çerekfinaleve, të UEFA Europa League.

Ashtu, si në derbin ndaj Lazio, edhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, siparin e golave e çeli, qendërmbrojtësi, Gianluca Mancini, i cili kap në mënyrë perfekt, një krosim të Paulo Dybala, nga goditja e këndit, për ta dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!