VIDEO/ Hazard gjen golin e parë këtë sezon, Reali kalon me mund në çerekfinale të Copa Del Rey

schedule21:59 - 20 Janar, 2022

schedule 21:59 - 20 Janar, 2022

Real Madrid ka kaluar në fazën çerekfinale të Copa del Rey pasi ka mposhtur Elchen me rezultat 2-1 pas shtesave.

Gjatë gjithë 90 minutave u zhvilkua një lojë e barabartë në fushë me Real Madridin që nuk arrinte ta impononte lojën e tyre të zakonshme dhe rezultati mbeti 0-0 duke bërë kështu që ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pjesa e parë e vazhdimeve nuk shkoi aspak mirë për Realin.

Fillimisht nga loja u përjashtua braziliani Marcelo dhe më pas vendasit kaluan më epërsi me golin e shënuar nga Verdu në minutën e 103′.

Në 15 minutëshin e dytë “Los Blancos” e gjetën golin e barazimit në minutën e 108′ me spanjollin Isco dhe më pastaj belgu Eden Hazard shënoi për 2-1 në minutën e 115 dhe fitoren e Realit dhe kalimin në fazën tjetër të Copa del Rey.