Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real në “betejë” presidenciale/ Kandidatët Perez dhe Riquelme bëjnë premtime bombastike

schedule12:57 - 4 Qershor, 2026

schedule 12:57 - 4 Qershor, 2026

Mbeten edhe vetëm tri ditë dhe gara është bërë spektakolare.

Florentino Perez mund të jetë një president I madh I Realit të Madridit, por sfida për numrin 1 të klubit më të madh të botës duket e ashpër.

Përballë miliarderit të shquar spanjoll është një ish-yll I fushës, Huan Roman Rikelme, një nga lojtarët më të talentuar që mban mend historia e futbollit.



Njeriu që ironikisht nuk e ka veshur asnjëherë fanelën e Realit, e madje që ka luajtur për Barcelonën, synon t’i japë fund mbretërimit të gjatë të Perezit, dhe ka bërë një premtim madhështor.

Argjentinasi 47-vjeçar deklaroi se nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale në “Santiago Bernabeu” do të sjellë në Madrid sulmuesin e madh norvegjez, Erling Haland.

Futbollisti 25-vjeçar luan për Mançester Sitin në Premier Ligën angleze, dhe është një nga yjet më të shquar të sulmit sot për sot në botë.

Ka shënuar 162 gola e ka shërbyer 30 asistë në 198 ndeshje për Sitin, ndërsa kartoni I tij vlerësohet në 200 milionë euro.

Mançester Siti ka kërcënuar se do ta hedhë në gjyq Rikelmen për shkelje të çdo rregulli dhe norme, ndërsa Halang ka kontratë në stadiumin “Etihad”.

Nga ana tjetër, Perez ka deklaruar hapur se nëse ai fiton sërish, trajner I ekipit do të jetë Zhoze Murinjo.

Portugezi I famshëm ka qenë edhe më parë në stolin “merenges”, në periudhën nga 2010 deri në 2013, duke fituar titullin me rekord pikësh e golash, por duke mos ia dalë dot në Champions, të cilën ai e ka fituar dy herë me Porton dhe Interin.

Zgjedhjet për presidentin e Realit do të mbahen në 7 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!