Tirana ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”.
Tirana kaloi në minutën e 12’ në avantazh me anë të Hasanit, ku pas një pasimi perfekt në zonë, sulmuesi bardheblu përfitoi duke krijuar hapësirën e duhur dhe duke e bërë të pamundur gjuajtjen në drejtim të portierit Dema.
Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në fundin e sfidës, pasi në minutën e 82’ Hasani shënoi përsëri, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Tirana është rikthyer kështu te fitorja, ku me tre pikët e marra sot ndaj durrsakëve janë ngjitur në vendin e tretë të tabelës me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet në zonën e kuqe, në vendin e nëntë me 11 pikë./h.ll/abcnews.al