VIDEO/ Hapet spitali qendror në QSUT, Rama: Garanton shërbim më të mirë për pacientët

schedule10:07 - 19 Prill, 2023

schedule 10:07 - 19 Prill, 2023

TIRANË- Këtë të mërkurë ka nisur punën spitali qendror në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në “Facebook” se ky spital ka filluar punë me shtatë shërbimet e para, për të vijuar me pas me të gjitha shërbimet, që mund dhe duhet të ofrojë një qendër e tillë.

Ky investim i ri shton Rama do të garantojë cilësi dhe shërbim më të mirë për qytetarët shqiptarë.

“Hapet SPITALI QENDROR në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me 7 shërbimet e para mjekësore, teksa vijon plani i transferimit të plotë të të gjithë shërbimeve, për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital ultramodern”, shruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!