Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Hapet gara për titull, Teuta mposht Tiranën dhe i bën “nder” Kukësit

schedule21:53 - 15 Qershor, 2020

schedule 21:53 - 15 Qershor, 2020

Është rihapur gara për titullin kampion në Superiore, pasi Teuta ka marrë një fitore të madhe përballë Tiranës, duke e mposhtur pas plot 17 ndeshjesh pa humbje në dy kompeticione, Kupën e Shqipërisë dhe Superiore.

Madje, Tirana dukej dhe e frikshme, pasi ka marrë 16 fitore në këto 17 ndeshje, duke u ndalur vetëm nga Skënderbeu 1-1. Gjithsesi, djemtë e Edi Martinit luajtën me besim dhe ia dolën të fitonin këtë takim, falë një goli të shënuar nga Emiljano Vila.

Mesfushori i “Djemve të Detit” shënoi fluturimthi në minutën e 26-të, duke shtangur Likën dhe duke vendosur fatet e takimit. Tirana, e cila e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Çelhakës në minutën e 96′, mbetet në kuotën e 59 pikëve, ndërsa Kukësi i është afruar me 6 pikë tashmë, në kuotën e 53 pikëve.

Madje, verilindorët do të kenë mundësinë të ulin edhe më tepër diferencën e pikëve, pasi kanë përballje direkte ndaj bardhebluve të Egbo me datë 28 qershor. Kukësi dy sfidat e radhës, i luan kundër Laçit në transfertë dhe Bylisit në shtëpi, ndërsa Tirana, përballet me Vllazninë në shtëpi dhe Skënderbeun në transfertë. Një “finish” shumë i zjarrtë i Superiores./abcnews/.al

Superiore, java 29

Teuta – Tirana 1-0
E. Vila 26′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!