VIDEO/ Hap fals i Kukësit, Kastrioti i bën gjëmën me zbulimin Devid

schedule15:42 - 7 Shkurt, 2021

schedule 15:42 - 7 Shkurt, 2021

Kastrioti ka triumfuar kundër Kukësit me rezultatin 0-1 dhe tashmë shkëputet me 12 pikë nga zona e ftohtë. Verilindorët u ndalën pas tre fitoreve radhazi dhe nuk ndjekin dot skuadrat që po luftojnë për titullin dhe kupat e Europës.

Fatet e kësaj ndeshjeje iu vendosi braziliani Devid de Santana, një nga zbulimet e këtij sezoni në Superiore. Sulmuesi, tashmë autor i 7 golave, ndëshkoi portierin Xhika në minutat shtesë të pjesës së parë.

Festë e Kastrioti, që në pjesën e dytë u ndëshkua edhe me karton të kuq. Shkalla la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë për rreth 20 minuta. Krutanët ishin të vendosur mirë në fushë dhe nuk i lanë hapësira Kukësit, që u dorëzua dhe u rikthyer te humbja. /abcnews.al

KUKËSI-KASTRIOTI 0-1
Shënues:
Devid 45+1′

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Demiri, Taipi (Baravykas 81′), Limaj (Gashi 64′), Matheus Leiria, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa
Kastrioti:
Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami (Daci 83′), Nuriu (Okebugwu 80′), Mehmeti (Deliaj 83′), Moraes (Boyom 72′), Bardhi (Rezi 72′), Prodani, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.

GJYQTARË: Florian Lata, Ridigert Çokaj, Rexhino Mersinai, Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Kurdic 32′, Lulaj 92′ / Prodani 36′, Moraes 51′, Shkalla 64′, 73′, Hidi 94′
Karton i kuq: Shkalla 73′ (2v)

 

Klasifikimi

45+1′ braziliani Devid ndëshkoi portierin Xhika dhe Kastrioti e sheh veten në epërsi

10′ Moraes provon nga distanca të befasojë portierin Xhika, topin shkon pranë shtyllës pingule

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!