VIDEO/ “Hajde ma thuaj në sy atë fjalë”, Gattuso acarohet keq! E qetëson Tare

schedule09:16 - 2 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 2 Gusht, 2020

Napoli e mbylli me fitoren 3-1 kundër Lazios kampionatin e këtij sezoni. Fundi i ndeshjes u shoqërua me tension të madh dhe protagonist ishte Gennaro Gattuso. Ndihmësi i Simone Inzaghit gaboi duke ofenduar trajnerin e Napolit dhe ky i fundit, i njohur për karakterin gjaknxehtë, nuk u përmbajt.

Momenti i acarimit të Gattusos

Unë ‘terrone‘? (emërtim që pjesa veriore e Italisë përdor kundër atyre nga jugu, sigurisht me sens negativ dhe për t’i ofenduar), hajde ma thuaj në sy po ta mbajti!“, po ulërinte Gattuso, teksa i vetmi që tentoi për ta qetësuar ishte Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lazio ndërhyri duke shmangur një sherr të madh, ia doli të evitojë përplasjen dhe qetësoi Gattuson, duke e nxjerrë jashtë fushave të blerta. /abcnews.al