VIDEO | Guardiola “show”: Unë tek United ose Real? Më mirë iki dhe luaj golf

schedule08:59 - 7 Janar, 2020

schedule 08:59 - 7 Janar, 2020

Pep Guardiola është i prerë: Kurrë do e drejtojë Manchester United. Mund ta kishte bërë diçka të tillë në vitin 2012, duke zëvendësuar legjendarin Alex Ferguson, por zgjedhja e trajnerit spanjoll ishte tjetër. Në respekt të klubeve që ka drejtuar, në listën e tij nuk janë Real dhe United.

I ngacmuar para derbit, nëse oferta e vetme për të do të ishte nga “Djajtë e kuq”, Guardiola është shprehur se do të shkonte me pushime, në një vend ku mund të marrë edhe mësime golfi. “Pasi kam drejtuar City, nuk do e drejtor kurrë United. E njëjta gjë edhe për Realin”.

“Po të ishte e vetmja ofertë? Do të isha në Maldive nëse nuk do të kisha një ofertë”, thotë fillimisht Pep, i cili më pas shton edhe diçka tjetër. “Ndoshta jo në Maldive, pasi atje nuk ka ndonjë kurs golfi”, shprehet Guardiola, i cili bën një premtim të fortë për tifozët e tij. /abcnews.al