Në një kohë që gripi i shpendëve është përhapur masivisht duke shkaktuar ngordhjen e qindra pulave në vend, në Kavajë tregtarët si duket nuk e ndiejnë rrezikun ndërsa kanë pushtuar trotuaret me pula.
Siç shihet nga pamjet e Abc në mes të qytetit të Kavajës, shitës ambulantë të shpendëve kanë pushtuar trotuaret. Në këtë treg nuk as kontrolle nga AKU dhe as masa të marra nga institucionet në një kohë që kjo epidemi është kthyer në një rrezik serioz.
Harta e gripit të shpendëve është zgjeruar në vend. Të premten zëvendësministrja e bujqësisë Ermira Gjeci tha se janë konfirmuar dy vatra të reja, në Divjakë dhe Devoll.
/abcnews.al