Policia e Korçës ka arrestuar 42-vjeçarin i cili grabiti me dhunë shuma parash në dy dyqane.
Në një prej rasteve ka kanosur edhe shitësin me thikë.
Autoritetet kanë sekuestruar një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
/abcnews.al/