VIDEO/ Gongu nuk e lë të mbarojë fjalën, Rama i kthehet Lindita Nikollës: Lëre tani, kujt po ia bën

schedule10:08 - 17 Shtator, 2021

schedule 10:08 - 17 Shtator, 2021

Para votimit të kabinetit të qeverisë dhe programit për mandatin e tretë kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse duke treguar disa nga prioritete dhe duke bërë një përmbledhje të problemeve me të cilat u ndesh qeveria “Rama 2”.

Mirëpo fjala e tij është ndërprerë disa herë nga gongu për mbarimin e fjalimit. Herën e dytë, Rama i është kthyer Lindita Nikollës që ta ndërpresë këtë sinjal derisa ai të përfundojë deklaratën e tij.

“Nuk mund të përmbushën 100% programin tënd në rast se kur ti je duke punuar me X prioritete ty të vjen virusi dhe ti duhet të ndryshosh prioritete dhe duhet të spostosh volume të ardhurash për një prioritet që ti nuk e kishe menduar.

Unë them që programi ynë (bie gongu) që votohet sot është një program që synon të jetë 100% i realizuar të paktën në ato pjesë që kanë të bëjnë me projekte të mëdha, luftën deri në fund me pandeminë (bie gongu), lëre tani kujt po ja bën këtë…”, u shpreh Rama. m.v/abcnews.al