VIDEO/ Goli më i çuditshëm shënohet në Kroaci, Doka e Sahiti dëshmitarë

schedule09:45 - 21 Nëntor, 2020

schedule 09:45 - 21 Nëntor, 2020

Albi Doka ishte në stol, Emir Sahiti në fushë prej pak minutash. Në Kroaci u shënua një gol shumë i çuditshëm, me ndihmën e erës që po pengonte Sibenik e Gorica të shfaqnin më të mirën e tyre.

Luhej minuta e tretë shtesë, kur portieri Labrovic i Sibenik me nxitim shkelmoi topin për ta larguar dhe për të nisur aksionin e fundit sulmues të skuadrës së tij.

Ky misionin ishte i pamundur për shkak të erës së fortë dhe që ishte kundër vendasve. Topi mori trajektoren e çuditshme dhe u kthye në një asist për Kristijan Lovric, i cili shënoi golin që i dha Goricës fitoren me rezultatin 1-3. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!