VIDEO/ Goli i Stenio Junior rekord te Partizani? Më shpejt ka shënuar një serb

schedule17:39 - 12 Prill, 2021

schedule 17:39 - 12 Prill, 2021

Partizani triumfoi me Bylisin një ditë më parë dhe golin e parë të ndeshjes e shënoi braziliani Stenio Junior, pas 16 sekondash lojë. Sulmues shfrytëzoi gabimin e portierit Pano Qirko të Bylisit.

Për këtë sezon goli i Stenio Junior është më i shpejti në Superiore, ndërkohë që te Partizani i janë gëzuar kësaj. Gjithsesi tifozët nuk harrojnë dhe i kujtojnë klubit se më shpejt ka shënuar një tjetër lojtar.

 

Bëhet fjalë për serbin Stevan Racic, i cili ndëshkonte Elbasanin në dhjetor të vitit 2014, atëherë kur në krye të Partizanit ishte trajneri Shpëtim Duro.

Sulmuesi, i cili në sezonin e tij debutues në Superiore shënoi 14 gola, i ndëshkoi verdheblutë pas 12 sekondash. Ai duel në Elbasan përkon edhe me debutimin e Jurgen Bardhit në Superiore.  / abcnews.al