Ermir Lenjani ka shënuar golin e radhës në kampionatin zviceran. 30-vjeçari i kombëtares kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës për Sion, që po humbet 2-1 në fushën e Thunin e vendit të fundit.
Vendasit kishin shënuar dy herë në pjesën e parë, por lojtari dardan ka rihapur takimin me golin e shënuar në minutën e 70-të. Goli i pestë në kampionat për anësorin ofensiv, i cili goditi fort me të majtën dhe u ndihmua edhe nga një devijim i mbrojtjes së Thun. /abcnews.al