VIDEO/ Goli i parë në kampionat dhe 2 asiste, Myrto Uzuni në super formë

schedule18:06 - 8 Nëntor, 2020

schedule 18:06 - 8 Nëntor, 2020

Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në kampionatin hungarez. Sulmuesi nga Berati e ka nisur si titullar ndeshjen e sotme shtëpiake kundër Mezokovesd-Zsory, takim që kampionët në fuqi e kryesojnë 3-0.

Lojtari i kombëtares shqiptare dha asistet e dy golave të parë në minutat 15′ dhe 20′. 25-vjeçari u tregua altruist dhe pasimet e tij u kthyen në gola nga Nguen dhe Boli.

Minutat shtesë të pjesës së parë sollën edhe golin e Uzunit, i cili mposhti portierin mik me një goditje të lehtë me të jashtmen, duke gjetur golin e parë në OTP Bank Liga. /abcnews.al