Video/ Goli i Bares vlen vetëm për statistikë, Villareal mposht Espaynol

schedule16:35 - 27 Shkurt, 2022

schedule 16:35 - 27 Shkurt, 2022

Villareal ka mposhtu në shtëpi skuadrën e Espaynol, në sfidën e luajtur në kuadër të javës së 26-të të La Liga. Kjo përballje ka përfunduar me shifrat 5-1, ndërsa në këtë takim ka lënë gjurmë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

“Nëndetësja e verdhë” zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20’ dhe të 45+1’ në këtë fraksion.

Në pjesën e dytë Villarreal pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53’.

Ndërsa Espaynol do të përgjigjet me Baren në minutën e 66, me mesfushorin shqiptar që do të tunde rrjetën e Villarealit, por kjo nuk do të mjaftonte.Rezultati në 86’ u thellua edhe më shumë nga Dia, që e çoi 5-1.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!