VIDEO/ Goli “dardan” nuk mjafton, Barça rikthehet pas 4 vitesh në çerekfinalet e Champions League

schedule22:55 - 12 Mars, 2024

schedule 22:55 - 12 Mars, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur të mbrëmjes. “Katalanasit” e Barcelona kanë zhvilluar performancë magjike mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Estadi Olimpic Lluis Companys” kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-ve, të Champions League, duke avancuar në fazën tjetër.

Goli “dardan” i Amir Rrahmanit nuk mjaftoi për të mbajtur italianët në lojës, teksa për djemtë e teknikut Xavi, Fermin Lopez, Joao Cancelo e “bomberi” polak, Robert Leëandoëski dërguan topin në rrjetën e Alex Meret, në minutat 15’, 17’ e 83’, duke siguruar pas plot katër vitesh kalimin për në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2, “Katalanasit” tashmë presin shortin e së premtes, për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, në UEFA Champions League, teksa deri më tani si kundërshtar mund të ketë emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Bayern Munich, Manchester City e Paris Saint-Germain. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!