“Kurbinasit” e Laçit kanë arritur një fitore magjike pasditen e sotme, teksa në stadiumin e tyre kanë “çmontuar” Teutën me rezultatin e thellë, 6 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit shqitpar të futbollit, Abissnet Superiore.
Sipari i golave u çel që në pjesën e parë të sfidës,me “bomberin” anglez, Ronald Soboëale dhe “fantazistin” Serxhio Ujka, që shënuan në minutat 11’ e 27’, për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 me 0. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, braziliani Ëilliam, Bajramaj, Ujka e Myrtar shënuan dhe 4 herë të tjera në portën e durrsakëve, në minutat 55’, 61’, 79’ e 94’, ndërsa për kundërshtarët golin e nderit e shënoi 23-vjeçari, Mario Gjata.
Me këtë rezultat, Laçi ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe renditet në vendin e 6-të të tabelës, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 1 pike dhe renditet në vendin e 9-të ose të parafundit të tabelës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ronald Sobowale, 1-0:
Goli i Serxho Ujkas, 2-0:
Goli i William Cordeiro, 3-0:
Goli i Mario Bajramajt, 4-0:
Goli i Serxho Ukajt, 5-0: