Bayern Munchen rikthehet te fitorja në kampionat. Skuadra bavareze kishte marrë vetëm një pikë në dy takimet e fundit në Bundesligë, ndërsa sot mposhti në fushën e vet 5-1 ekipin e Koln.
The underdogs have been seen off one by one today ?#BLMatchday pic.twitter.com/0phZBsntqb
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 27, 2021
Choupo-Moting zhbllokoi takimin, teksa më pas shënuan nga dy herë Robert Lewandowski (28 gola në Bundesligë këtë sezon) dhe Serge Gnabry. Tuniziani Ellyes Skhiri realizoi golin e nderit për Koln në pjesën e dytë.
Fitore e thellë edhe për Dortmund. Verdhezinjtë triumfuan 3-0 në shtëpi kundër Arminia Bielefeld. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa vendasit nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë. Mahmoud Dahoud, Jadon Sancho dhe Reinier autorët e golave për Dortmundin.
Festojnë edhe Wolfsburg e Stuttgart. “Ujqit” fituan 2-0 kundër Hertha Berlin dhe e shohin veten në vend të tretë me 45 pikë, shtatë më pak se Bayerni kryesues. Stuttgart nuk u përmbajt aspak përballë Schalkes së vendit të fundit, kundërshtar të cilin e mposhti 5-1. /abcnews.al

