VIDEO/ Gol si Roberto Carlos dikur, portugezi Bebe mahnit spanjollët

schedule13:14 - 13 Mars, 2021

schedule 13:14 - 13 Mars, 2021

Nuk gjuan me të majtën, por me të djathtën. Ky është ndryshimi me Roberto Carlos, i cili shpesh herë shënonte nga distanca me goditje dënimi.

Bebe, sulmuesi portugez i Rayo Vallecano, na ka kujtuar golat e zakonshëm të brazilianit të njohur, pasi realizoi mbrëmjen e djeshme një kryevepër.

30-vjeçari, i cili ka qenë në të shkuarën edhe pjesë e Manchester United në Premier League, ndëshkoi skuadrën e Real Zaragoza në fitoren me përmbysje të skuadrës së tij. /abcnews.al