Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Gol i çuditshëm në Premier League, e shënon bomberi anglez

schedule19:36 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:36 - 9 Korrik, 2020

Në orën 19:00, në Premier League startuan dy sfida, ajo mes Bournemouth dhe Tottenham, si dhe Everton-Southampton. Në këtë sfidë, u shënua një gol shumë i çuditshëm, që zhbllokoi shifrat.

Ishte bomberi anglez i Southampton, Danny Ings, ai që shënoi në minutën e 31-të. Mesfushori Armstrong tenton të gjuajë, por topi i goditur prej tij shkon si pasim te Ings.

Numri 9 i Southampton nuk e priste atë top dhe në ngatërrim e sipër, arrin të shmangë portierin Pickford. Ndoshta pa dashje, por më pas me portën e boshatisur, arrin të shënojë golin e tij të 18-të në kampionatin anglez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!