Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Gol “fantazmë”, Bylis ndal Partizanin në barazim spektakolar

schedule18:53 - 22 Shkurt, 2020

schedule 18:53 - 22 Shkurt, 2020

Plot 4 gola, kontestime, luftë e ashpër dhe një gol “fantazmë”: Ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit në Air Albania, i pati të gjitha. “Demat” lanë dy pikë përballë ballshiotëve, vetëm për pak milimetra. Hidi bëri një gafë të madhe që në minutën e katërt, duke i dhuruar golin e parë Partizanit, që u shënua nga Cordeiro.

Më pas, Çinari shënoi me kokë për të dyfishuar dhe dukej se ndeshja do të fitohej nga Partizani. Megjithatë, Bylis reagoi dhe Ntephe shkurtoi diferencat në minutën e 30-të, pas një krosimi perfekt të Muratajt.

VIDEO | Gjashtë gola në 45 minuta, sfida spektakolare në Tiranë dhe Korçë

Në minutën e 86-të, Guindo do të tregohej më i shpejtë se Hoxha dhe gjuan një top me kokë, i cili po shkonte ngadalë drejt rrjetës së boshatisur. Belica bën gjithçka që ta largojë në vijën fatale atë top, por gjyqtari e akordon të rregullt dhe barazim për Bylisin. Fitorja i ikën nga duart Partizanit për punë milimetrash./abcnews.al

SUPERIORE, JAVA 23

Partizani – Bylis  2-2
Cordeiro 4′, Çinari 19′ / Ntephe 30′, Guindo 86′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!