Emir Sahiti zhvilloi një ndeshje të madhe ditën e sotme. Sulmuesi anësor i Shqipërisë U21 (10 ndeshje dhe 2 gola me kuqezinjtë e vegjël), ndihmoi Sibenik të fitonte 1-2 jashtë fushe përballë kampionëve të Dinamo Zagreb.
22-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 13-të, por vendasit barazuan 9 nëntë minuta më vonë. Sahiti nuk u dal dhe dhuroi asistin e golit të fitores në mesin e pjesës së dytë.
Lojtari shqiptar është pjesë e Hajduk Split, por këtë sezon po luan i huazuar te Sibenik, ekip me të cilin ka shënuar 5 gola në kampionatin kroat deri tani. /abcnews.al