VIDEO | Gol alla-Messi, Zhegrova dhuron spektakël në Zvicër

schedule21:47 - 25 Shtator, 2019

schedule 21:47 - 25 Shtator, 2019

Edon Zhegrova ka shënuar një supergol në takimin e sotëm mes Baselit dhe Zurich. Sulmuesi i Kosovës merr një pasim nga Taulant Xhaka në mesin e fushës dhe nis driblimet. Pasi driblon të gjithë kundërshtarët që i dalin para, Zhegrova gjuan me të majtën nga afër portës, duke mposhtur edhe portierin e Zurich.

Një gol i shkëlqyer për sulmuesin e talentuar, i cili shquhet për aftësitë e tij të mira teknike. Gol që dhe Lionel Messi do e kishte zili. Edhe pse të gjithë meritat e golit i kishte vetë Zhegrova, Taulant Xhakës i është akorduar asisti, i dyti në këtë takim. Paraqitje shumë e mirë e dy futbollistëve shqiptarë./abcnews.al