VIDEO / Godinat e pabanuara kthehen në “strehë” për përdoruesit e drogës

schedule13:47 - 20 Maj, 2020

schedule 13:47 - 20 Maj, 2020

Godinat e braktisura në Vlorë janë kthyer në vende të fshehta për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Vetëm tre ditë më parë një 33 vjeçar nga Vlora u gjet pothuajse i dekompozuar në një godinë të braktisur në lagjen “1 maji” të qytetit pasi ishte denoncuar i humbur nga familjarët.

Në Vlorë janë dhjetëra godina të braktisura të cilat tashmë shërbejnë për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Qytetarë të Vlorës shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë që ato të shemben ose të ketë një projekt nga bashkia e Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!