VIDEO/ Gjithçka gati në Kuçovë, pritet inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s

schedule10:01 - 4 Mars, 2024

schedule 10:01 - 4 Mars, 2024

KUÇOVË- Baza e NATO-s në Kuçovë do të inaugurohet këtë të hënë. Prezentë në këtë ceremoni do jenë krerët e lartë të shtetit shqiptar si dhe përfaqësues të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Aktualisht, gjithçka është bërë gati për të prerë shiritin e inaugurimit të saj.

Kryeministri Edi Rama në mëngjesin e kësaj të hëne publikoi një video, ku njoftoi se dronët “Bayraktar” janë gati të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Punimet për transformimin e bazës së NATO-s në Kuçovë nisën në janar të vitit 2022. Investimi kap vlerën rreth 50 milionë euro, e cila përfshin rindërtimin e depove të armatimit, të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua t’i shërbente Traktatit të Varshavës ku Shqipëria ishte anëtare në 1952, por tani ajo do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur njerëzimi dhe që i shërben paqes dhe vlerave të demokracisë perëndimore./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!