Nuk mund të kishte rezultat më turpërues të paktën në sy, të tifozëve të tu. “Të Kuqtë” e Liverpool janë mundur paq, mbrëmjen e kësaj të enjteje, me “Bergamaskët” e Atalanta, që nuk kanë treguar aspak mëshirë, për kundërshtarët, në “mitikun” anglez, të “Anfield Road”, duke i mundur djemtë e Jurgen Klopp, me rezultatin e pastarë, 0 me 3.
Për skuadrën, pjesë e së cilë është edhe kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili si zakonisht ishte titullar i padiskutueshëm, golat u shënuan nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca, me një dopietë në minutat 38’ e 60’, ndërsa”fantazisti” kroat, Mario Pasalic “vulosi” humbjen e thellë, të anglezëve, në minutën e 83’-të, pas një gabimi të Kelleher.
Falë këtij rezultati, Atalanta e Gjimshitit mund të jetë shumë pranë një arritjeje historike, siç është edhe elemnimi nga një tur evropian, i “Të Kuqve”, të Liverpool, që ishin padyshim favoritët për fitimin e trofeut, megjithatë gjithçka do të vendoset më 18 prill, me djemtë e Jurgen Klopp, që do të tentojnë gjithçka në “Gewiss Stadium”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: