Vetëm pak sekonda zgjati, pastaj u bënë histori përfundimisht dy kullat 160 metra të larta të centralit bërthamor në Gundremmingen, Gjermani.
Para syve të mijëra shikuesve, të dy kullat u hodhën në erë.
Aksioni zgjati vetëm 15 sekonda, pastaj u bënë histori kullat ftohëse të centralit bërthamor Gundremmingen, shkruajnë mediat gjermane.
Të dy kullat, 160 metra të larta, u shembën siç ishte planifikuar, duke u zhdukur në një re të madhe pluhuri. Nga dy kolosët prej betoni të armuar mbeti vetëm një grumbull i madh rrënojash.
Ekspertëve të shpërthimit u ndihmoi edhe moti. “Me këtë mot të keq, mund të dalë vetëm një shpërthim i mirë”, tha më herët eksperti i shpërthimeve Gerd Vogel. Mjegulla nuk u shfaq, duke ofruar pamje të qarta për shpërthimin. Ndërkohë, shiu bëri që reja e pluhurit të ishte e kufizuar.
☢️ In Germany, the cooling towers of what was once the country’s most powerful nuclear plant have been demolished
56,000 tons of reinforced concrete collapsed within seconds. Engineers pre-cut openings and used water jets to make the towers fall inward and trap the dust.
— NEXTA (@nexta_tv) October 25, 2025


