VIDEO/ Gjendet e braktisur “Porche Cayenne”, bisha luksoze “fluturoi” dhe nuk iu bind policisë një natë më parë

schedule22:01 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:01 - 18 Shtator, 2020

Policia e Elbasanit gjen të braktisur mjetin tip “Porche Cayenne” i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për pronarin e mjetit i cili ka deklaruar se mjetin e kishte dhënë me qira por nuk kishte nënshkruar kontratë me përdoruesit.

Ditën e djeshme për disa orë policia ka ndjekur automjetin por nuk ka mundur të kapë personat që ishin në të.

LEXO edhe: Në kërkim të vrasësit të Çelës, makina s’i ndalon patrullës, RENEA i vihet pas (Pamjet e ndjekjes në Elbasan)

Mendohet se brenda mjetit kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë shpëtuar ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetin buzë shtratit të lumit Shkumbin.

Mbrëmjen e së enjtes policia e Elbasanit u vu në ndjekje të këtij automjeti me targa AA 648 US, pas kontrolleve të rrepta që ishin vendosur në pikat kyce të qytetit për shkak të ngjarjes së mëngjesit ku u ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit, Talo Çela.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!