TIRANË- Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Improvizimi”. Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, që i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.
Nga policia është arrestuar i kësaj veprimtarie kriminale një 42-vjeçar, ndërsa është vënë në hetim për moskallëzim të këtij krimi një shtetas.
Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

