VIDEO/ Gara e varkave me vela, Durrësi mirëpret eventin e njohur të marinës italiane

schedule18:18 - 7 Korrik, 2024

schedule 18:18 - 7 Korrik, 2024

Kanë mbërritur 30 varkat me vela në Durrës. Këto varka janë pjesëmarrëse në turin “I’ll giro d’Italia a vela”.

Durrësi është një nga 10 ndalesat e turit italian të varkave me vela, ku garojnë 30 mjete lundruese në 3 disiplina të ndryshme.

Këtë vit shënohet edicioni i katërt i këtij eventi. Gjithashtu ky sport do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë.

/abcnews.al/