Show në një ndeshje të ligës së dytë në Turqi. Takimi Karagumruk-Giresunspor është ndërprerë për disa minuta dhe arsyeja është e çuditshme. Një qen ka hyrë në fushë dhe e donte topin për vete.
Lojtarët mundohen ta largojnë, duke i nxjerrë një top jashtë fushe. Qeni largohet dhe rikthehet sërish me topin të vendosur mes dhëmbëve. Loja duhet të rifillonte dhe kapiteni i skuadrës vendase detyrohet ta marrë në krahë dhe ta nxjerrë jashtë.
U mendua se gjithçka u zgjidh, por jo. Qeni sërish vërshoi në fushë dhe objektivi i tij ishte topi, të cilin e mori sërish në zotërim. Me përpjekjen e dytë qenin e larguan dhe më pas loja rinisi normalisht. /abcnews.al
Dünyanın hiçbir ülkesinde göremeyeceğiniz görüntüler tabii ki de Karagümrük semtinde yaşandı. Burası Karagümrük içeride herşey var 🙂 pic.twitter.com/0RylAvgiGK
— Karagümrüklüler (@karagumruk_fan) February 16, 2020