VIDEO/ Gafë e Kulusevskit, Correa dhuron “show” dhe nis festën bardhekaltër

schedule21:04 - 6 Mars, 2021

schedule 21:04 - 6 Mars, 2021

Vjen goli i parë në ndeshjen Juventus-Lazio dhe atë e ka gjetur skuadra e Simone Inzaghit. Minuta e 14-të, gafë e Kulusevskit dhe aty përfitoi Joaquin Correa, sulmuesi i bardhekaltërve.

26-vjeçari argjentinas marshoi drejt portës së kampionëve, dribloi bukur turkun Demiral dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të saktë. Avantazh i rëndësishëm për Lazion.

Ekipi kryeqytetas po garon të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa bardhezinjtë e Andrea Pirlos vijojnë të shfaqin probleme në Serie A këtë sezon. /abcnews.al