Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër gafë teksa po komentonte atentatin në Rinas dhe po denonconte sipas tij lidhjet e Gilmando Danit, sipas tij me eksponentë të qeverisë.
Tentoi t’i japë nuanca rozë, por mosha bën të vetën, e ktheu në blu.
“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe. Cuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqir, drejtoi i IMT, ky që prish lokalet.’ -tha ai.

