VIDEO/ Gafa amatore te goli i Kukësit, pse u tërbuan tek Apolonia

schedule09:34 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 09:34 - 6 Dhjetor, 2020

Kukësi fitoi ditën e djeshme kundër Apolonisë. Një gol i Patrick Eze vendosi fatet e ndeshjes në minutën e 78-të. Ai gol ka hapur polemika, pasi aksioni u ndërtua pas një rivënie anësore të akorduar gabim.

Edhe pse qartazi duket që lojtari i Kukësit e nxjerr topin, arbitri kryesor Indrit Myrtja dhe anësori shikonin njëri-tjetrin për të marrë vendimin për rastin më të thjeshtë të mundshëm.

Anësori drejton flamurin nga porta e Apolonisë dhe rivënia u krye nga lojtarët e Kukësit. Një gafë amatore duhet thënë, ndërkohë që nga ai aksion u ndërtua goli i skuadrës verilindore.

Trajneri i fierakëve, Nikolin Çoçlli, pas ndeshjes shpërtheu duke thënë se është mëkat që Apolonia shikohet si një ekip i vogël nga arbitrat dhe penalizohet. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!