Franca ka arritur të fitojë në shtëpi kundër Irlandës me shifrat 2-0. Autorët e golave ishin Tchouameni dhe Thuram. Gjelat vazhdojnë të mbajnë kreun e grupit me 15 pikë.
Po në këtë grup, Holanda fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Greqisë. Tulipanët duhet të merrnin patjetër tre pikët dhe ia dolën, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë me 6 pikë.
Në grupin tonë, Polonia fitoi ndaj Ishujve Faroe falë dy golave të Lewandowski. Polakët renditen të tretët në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se Shqipëria e cila ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë pas barazimit me Çekinë./h.ll/abcnews.al
Golat e ndeshjes Francë-Irlandë
Golat e ndeshjes Holandë-Greqi
Golat e ndeshjes Poloni-Ishujt Faroe