Franca ditën e djeshme duhet të ishte duke festuar Festivalin e Dritave, por Covid-19 ka bllokuar gjithçka dhe një pjesë e mirë e vendit është në karantinë.
Si pasojë autoritetet vendosën të anulojnë të gjitha organizimet dhe të mbajnë në fuqi shtetrrethimin. Ky vendim nuk ka ndikuar mirë te fansat e Lyon, të cilët duket se e dashurojnë këtë festë dhe nuk e kanë lënë pa e festuar.
https://streamable.com/guwl9y
Qyteti i Lionit natën e djeshme ishte i ndriçuar i gjithi dhe rol kryesor luajtën ultrasit e Lyon. Fishekzjarre në gjithë qytetin dhe spektakël i jashtëzakonshëm për Festivalin e Dritave. /abcnews.al