VIDEO/ Fotografët kërkojnë largimin e gruas së Messit, “Pleshti” kundërshton

schedule16:18 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:18 - 30 Nëntor, 2021

Lionel Messi ka arritur të koleksionojë mbrëmjen e djeshme për të 7-tën herë “Topin e Artë”, duke vazhduar “mbretërimin” e tij në botë.

Messi kishte zgjedhur të shkonte familjarisht në ceremoni së bashku me gruan dhe 3 djemtë e tij.

Ylli argjentinas pozoi bashkë me gruan dhe fëmijët, Tiago, Mateo dhe Ciro, dhe pas kësaj është dëgjuar teksa njëri nga fotografët ka kërkuar që gruaja e argjentinasit të largohet që të mund të kishin një portret të sulmuesit vetëm me djemtë e tij.

Ky vendim e ka mërzitur argjentinasin që i ka kërkuar menjëherë gruas që mos  të bënte asnjë hap më tej dhe të rikthehej pranë tij.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!