Policia turke ka arrestuar një të ri pasi u kap nga kamerat duke rrahur brutalisht foshnjen 3 muajshe të tij në qytetin Gaziantep.
Gjithçka u zbulua pasi nëna e dërgoi foshnjen për vizitë në spital, ku mjekët kanë konstatuar shenjat në trup. Pas hapjes së kamerave në shtëpi, u zbulua se foshnja ishte rrahur nga babai i saj teksa qante me të madhe.
Në dëshminë e dhënë para policisë, nëna ka kërkuar dënimin maksimal për bashkëshortin, raporton abcnews.al.
Be hey Zalim Be hey Cani#AllahBelanıVersin#Gaziantep#YunusGöç@EmniyetGM pic.twitter.com/WYj6hZzBhY
— Mesut Ezer ? (@mesuttezerr) November 30, 2021
“Le të marrë dënimin më të rëndë për krimin që ka kryer”, u shpreh ajo. /abcnews.al