Forcat ruse kanë bombarduar një spital ushtarak në Mariupol, i cili ndodhej pranë fabrikës së çelikut Azovstal, shkruan Daily Mail.
Sipas informacioneve, raportohet për të lënduar.
“Gjatë natës në spitalin ushtarak që gjendet në territorin e fabrikës Azovstal në Mariupol ku po qëndrojnë edhe ushtarët ukrainas, rusët lëshuan bomba të shumta aq sa depërtuan edhe në strukturën e betonit që shërbente si mburojë”, thuhet në deklaratë.
Rreth 600 njerëz mendohet se janë strehuar në spital, shumë prej të cilëve po trajtohen për plagët e luftës, përfshirë 50 fëmijë dhe të moshuar.
/abcnews.al