VIDEO/ Forcat ruse bombardojnë Mykolayiv, shpëton mrekullisht 11-vjeçari

schedule10:52 - 13 Tetor, 2022

schedule 10:52 - 13 Tetor, 2022

Kryetari i Mykolayiv, Oleksandr Senkevich, tha në një postim në mediat sociale se qyteti është bombarduar gjatë natës nga forcat ruse.

“Është goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe, dy katet e sipërme janë shkatërruar plotësisht, pjesa tjetër është nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje”, tha ai.

Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale, Vitaly Kim, forcat e shpëtimit arritën të shpëtonin një 11 vjeçar.

“Një djalë 11-vjeçar ka dalë i gjallë nga rrënojat pas  orësh. Ai tani ndodhet në spital. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 7 personave të tjerë”.

Sipas  Kim, gjithsej tetë raketa ruse S-300 goditën Mykolaiv.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, përveç këtij pallati, në janë shkatërruar edhe 15 shtëpi të tjera.

/abcnews.al