Kryetari i Mykolayiv, Oleksandr Senkevich, tha në një postim në mediat sociale se qyteti është bombarduar gjatë natës nga forcat ruse.
“Është goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe, dy katet e sipërme janë shkatërruar plotësisht, pjesa tjetër është nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje”, tha ai.
Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale, Vitaly Kim, forcat e shpëtimit arritën të shpëtonin një 11 vjeçar.
Mykolaiv. Rescue operation to save an 11-year-old boy from the rubble.
Child spent there 6 hours. pic.twitter.com/1iF5R8PqAD
— Віталій Кім / Vitaliy Kim (@vitalij_kim) October 13, 2022
“Një djalë 11-vjeçar ka dalë i gjallë nga rrënojat pas orësh. Ai tani ndodhet në spital. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 7 personave të tjerë”.
Sipas Kim, gjithsej tetë raketa ruse S-300 goditën Mykolaiv.
Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform, përveç këtij pallati, në janë shkatërruar edhe 15 shtëpi të tjera.
/abcnews.al