Forca të shumta policie kanë nisur kontrolle të rrepta në qytetin e Elbasanit gjatë mbrëmjes së të martës.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.
Mësohet se qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara.
Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit të Elbasanit.
N.D./abcnews.al