VIDEO/ “Forca Dembele”, ironia e tifozit për lojtarin e Barçës bën xhiron e rrjetit

schedule10:25 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:25 - 28 Tetor, 2021

Ousman Dembele është lojtari i Barcelonës, për disa sezone. Sulmuesit francez nuk i ka buzëqeshur fati në këtë fillim sezoni sepse për disa muaj po vuan nga lëndimet.

Mungesa e Dembele në skuadër ka zhgënjyer tifozët e katalanasve të cilët kishin pritshmëri nga francezi pas largimit të Lionel Messit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, është bërë virale në internet. Teksa disa tifozë po prisnin të përkrahnin lojtarët e Barçës teksa kalonim me makinat e tyre, një tifoz ka marrë vëmendjen. Në momentin që para tyre kalon një ambulancë tifozi nuk ka nguruar të ironizojë edhe Dembele që shumicën e  kohës po e kalon në infermieri, duke u shprehur, “ Forca Dembele”.

Kaq ka mjaftuar dhe videoja të bënte xhiron e rrjetit, duke u shpërndarë në nëpër internet. /f.a/abcnews.al