Borussia Doretmund e nisi vitin mbarë, teksa arriti një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-0 ndaj rivalëve të Wolfsburg. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha me një epërsi të lehtë në lojë të verdhezinjve. Në të dytën erdhi edhe goli, i shënuar nga Akanji.
https://streamable.com/18hss8
Mbrojtësi fitoi duelin ajror me të gjithë kundërshtarët e tij në zonë dhe tundi rrjetën në minutën e 66-të, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes Wolfsburg provoi më shumë të rrezikonte, por nuk arriti të shënojë, pavarësisht 17 tentativave drejt kuadratit. Në shtesë Sancho përfitoi nga hapësirat e lëna dhe shënoi golin e dytë të skuadrës së tij.
https://streamable.com/sw3h6f
Pas kësaj sfide, Dortmund renditet në vendin e 4-t me 25 pikë pas 14 ndeshjes. Wolfsburg mban vendin e gjashtë me vetëm një pikë më pak. /abcnews.al
Bundesliga, Java 14
Borussia Dortmund-Wolfsburg 1-0
Shënues: Akanji 66’, Sancho 90+1