VIDEO/ Flet Olsi Hajdari: Çfarë di nga helmimi misterioz, dhe si e mësova që Rezarta nuk jetonte më

schedule13:18 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 13:18 - 16 Dhjetor, 2019

Olsi Hajdari ka treguar detaje për Abc News për ngjarjen e rëndë të tre nëteve më parë, kur ata u dërguan të helmuar në spital. Për fat të mirë ai shpëtoi dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse bashkëshortja e tij, me të cilën sapo ishin martuar, ndërroi jetë.

Rezarta u dërgua pa shenja jete në spital duke shënuar kështu një tragjedi vetëm pak ditë pas dasmës.

Në një intervistë për gazetarin e Abc News, Agim Blloshmi, Olsi tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, vetëm se kishin marrë një mangall me zjarr dhe e kishin futur për tu ngrohur në dhomë.

“Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital.

Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Fiks mbrëmë një javë kemi patur ceremoninë. Që nusja nuk jetonte më e mora vesh në spital, me tha xhaxhai”, rrëfen ai.

Rezarta Hajdari u dërgua pa jetë në spital, kurse Olsi mbeti dy ditë në koma për shkak të helmimit.

Familjarët këmbëngulin se vdekja e nuses së re ndodhi për shkak të helmimit nga mangalli, ndërsa ekspertiza ligjore nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar për shkakun. /abcnews.al

Helmimi i çiftit, Mjekësia Ligjore zbulon se pse vdiq Rezarta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!