Kepi i Rodonit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj e të martës
Zjarri përfshiu pyllin në afërsi të kishës së Shën Ndout, pronë private e Provincës Franceskane.
LEXO edhe: Përfshihet nga zjarri pylli në Ishëm të Durrësit
Zjarri u përhap me shpejtësi dhe zjarrfikëset luftuan me flakët për shumë orë.
Flakët të cilat u përhapën në një zonë të madhe të favorizuara nga era, frikësuan banorët e zonës përreth por edhe kafshët në habitatin e tyre.
Siç shihet në këto video, Iriqi ka dalë nga strofulla e vet dhe largohet me shpejtësi për ti shpëtuar rrezikut.
Dëmet në këtë zonë flitet se janë të konsiderueshme dhe janë rrezikuar rreth 50 hektarë pyje.
Ndërkohë policia nuk njoftuar për autorët apo shkaqet e zjarrit, por ka raportuar se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
N.D./abcnews.al