VIDEO/ Fitorja me vuajtje në shtëpi, PSG rigjen vendin e parë

schedule18:51 - 13 Shkurt, 2021

schedule 18:51 - 13 Shkurt, 2021

PSG fitoi 2-1 përballë Nice është ngjitur përkohësisht në krye të Ligue 1. Kampionët në fuqi hasën vështirësi në fushën e tyre, por ia dolën të merrnin tre pikët.

Julian Draxler zhbllokoi sfidën në mesin e pjesës së parë. Gjermani përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Skuadra mike e filloi mirë pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 50-të. Presing lart i Nice, gafë e mbrojtjes vendase dhe finalizim fantastik i Rony Lopes.

PSG u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjeti atë në çerekorëshin e fundit të lojës me anë të Moise Kean, i cili përfitoi nga një asist i Mauro Icardit.

 

Renditja e Ligue 1

Goli i dhjetë sezonal në kampionat për sulmuesin italian dhe tre pikë të rëndësishme për djemtë e Mauricio Pochettinos, që siguruan suksesin e tretë radhazi në Ligue 1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!