Vllaznia fitoi 3-2 përballë Tiranës në “Loro Boriçi”, duke ia dalë të veshë kuqeblu klasiken e futbollit shqiptar. Goli i Dungës në minutën e shtatë shtesë u festua gjatë nga ekipi i Thomas Brdaric, që kryeson Superioren me 9 pikë të plota pas tre javëve të para.
“E di kjo ndeshje e sotme ishte shumë e rëndësishme për çdo tifoz të Vllaznisë, sepse jemi një klub i madh që ka kaluar shumë vështirësi gjatë viteve të fundit. Jam me fat që isha gjallë pas gjitha saj feste pas golit të fitores“, u shpreh trajneri gjerman pas ndeshjes.
Festa nuk ka ndalur dhe ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, siç dallohet në videon e postuar në faqen zyrtare të Vllaznisë në Facebook, aty ku të gjithë janë të lumtur, këndojnë e kërcëjnë dhe përqafohen me njëri-tjetrin. Gjithçka e merituar, teksa prej mëngjesit të ditës së nesërme do të mendohet për sfidën e mesjavës ndaj Teutës. /abcnews.al